Të tjera detaje janë bë me dije për tragjedinë e ndodhur mesnatën mes të martsës dhe të mërkurës, ku në afërsi të Selanikut u përplasën dy trena dhe për pasojë numri i viktimave është mbi 40.
Mediat vendase kanë publikuar dhe momentin tragjik ku dy trenat përplasen kokë më kokë me njëri-tjetrin dhe më pas shpërthejnë në flakë.
Mësohet se trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale. Në aksident u përfshinë një tren udhëtarësh ku ndodheshin rreth 350 persona, me një tren mallrash./btvnews.al