E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vrasja e dyfishtë në Paskuqan, flet e afërmja e familjes Hysa: Që kur u martua vajza kishin konflikte, ishte i dhunshëm

Vrasja e dyfishtë në Paskuqan, flet e afërmja e familjes Hysa:

Kanë disa muaj të ndarë, kishin konflikt që kur u martuan”- kështu u shpreh një e afërme e familjes Hysa, ku pak çaste më parë, ish dhëndri I shtëpisë dyshohet se shkaktoi një masakër ndaj familjarëve të ish- gruas duke lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur.

“I njoh të gjithë janë njerëz të mirë, e kam kushëri babain e vajzës. Ata kanë 7- muaj të divorcuar.

Që kur u martua vajza kishin konflikte. Kanë një vajzë të vogël. Nuk di asgjë, ngjarjen e pash në televizor. Kemi qenë familje e madhe, e rregullt. Ai ishte i dhunshëm.” u shpreh ajo për mediat.

Krimi I rëndë, tronditi sot opinionin publik, ku ish dhëndri i familjes Kuta, Ramazan Kuta dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të ish gruas, duke shkaktuar dy të vdekur dhe tre të plagosur. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit