E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Akuzohet për përdhunim të një 24-vjeçareje, gruaja i kërkon divorcin futbollistit të PSG

Futbollisti i PSG është vënë në akuzë për përdhunim. Bëhet fjalë për futbollistin nga Maroku, Ashraf Hakimi.

Pas publikimeve të këtyre lajmeve nga mediat në francë, bëhet me dije se bashkëshortja e tij aktorja Hiba Abouk ka nisur procedurat për t’u ndarë nga mbrojtësi i PSG-së, Ashraf Hakimi.

Sipas “El Cierre Digital”, ky proces ka nisur javë më parë, pasi lidhja e tyre nuk ishte në momentin më të mire dhe të dy kishin vizione të ndryshme për jetën.

Rikujtojmë që futbollisti maroken po hetohet për përdhunim të dyshuar të një gruaje 24-vjeçare. Ai ka mohuar totalisht akuzat dhe gjithashtu klubi francez ka dalë në mbrojtje të tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit