Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur pasi bombardimet ruse goditën një ndërtesë banimi të lartë gjatë natës në qytetin jugor të Zaporizhzhia.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yemek. Nëpërmjet një postimi në Telegram ai ka shtuar se janë plagosur dhe 5 persona, të cilët janë duke marrë shërbim mjekësor në spital.
“Njerëzit po flinin në shtëpi, por për terroristët ata ishin objektiva ushtarake”, tha Yemek.
Edhe pse u në një vit nga fillimi i ofensivës ruse, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar. /btvnews.al