Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka hedhur akuza kundër gjyqtarit Gerd Hoxha, i cili ka dënuar herën e fundit Dan Hutrën që dje vrau tre gra në Tiranë.
Në Kuvend Braçe tha se gjyqtari ka dhënë argumente absurd në vendimin për të liruar nga burgu Hutrën. Deputeti socialist shton se ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje “sa andej, këtej”.
“Lexoni ça ka thënë gjykatësi atje! Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtari… dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe./btvnews.al