E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Gazment Bardhi: Ç’është gjithë kjo dashuri mes shefit të FBI-së dhe Ramës!? Duhet të linte karrigen

Deputeti Gazment Bardhi, deklaroi se kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje dhe se sipas tij përdori vetëm metafora dhe një lumë akuzash ndaj opozitës shqiptare.

“Siç e patë erdhi foli 45 minuta nuk tha asgjë dhe iku. Mori thjesht një lumë metaforash, sharje ndaj opozitës dhe asnjë sqarim për vendimin e drejtësisë amerikane. Kur ka akuzë për të nga drejtësia amerikane, na thotë prisni drejtësinë amerikane. Sa kohë është kryeministër fshihet pas imunit diplomatik, e për ti bërë shqiptarëve transparencën e nevojshme do të duhej të ishte larguar nga karrigia e kryeministrit dhe të lejonte drejtësinë amerikane të hetonte. Ç’ishte gjithë kjo dashuri e madhe mes shefit të FBI-së dhe Ramës. Çfarë e lidhte shefin e FBI me një kryeministër të një vendi të vogël si Shqipëria. Është e njohur se vetëm oligarku rus Deripaska dhe Edi Rama kanë korruptuar një shef të FBI. Njëri në biznes dhe tjetri në politikë. Ish-shefi i FBI pritet të dënohet. Nëse prisnit që sot Rama të jepte shpjegime besoj se e kuptuat që në këtë çështje të sillej si i pandehur. Ky kryeministër ka kaluar çdo vijë të kuqe”, tha Bardhi.

Gjithashtu ai theksoi se rastin e përdor për politike ditë duke harruar se po dëmton vendin.

“Paguan 225 mijë dollarë në dorë dhe këshilltari privat i Ramës paguan shpenzime mijëra dollarë duke marrë informacion. Për çfarë e bën Agron Neza këtë? Për të goditur PD? I vetmi përfitues për këtë ishte Edi Rama. Mjafton një kryeministër i korruptuar në Shqipëri që interesat ruse të sillen si mafiozë. Në një rreth të mbyllur, Edi Rama përfitonte nga marrëdhënia me McGonigal hetimin e rremë të opozitës, për ta përdorur siç e përdori. Sipas vendimit të drejtësisë amerikane, miku i McGonigal. kishte interesa financiare. Edi Rama ishte i gatshëm të ofronte gjithçka që miku tij i korruptuar të godiste PD dhe kështu ndodhi. Rama këtë herë në një tendër të sajuar për dhënie me koncension të disa burime të naftës shpalli fitues disa kompani me kërkues të McGonigal. Evidentohet me detaje se i shkaktoi shteti se 300 mln dollarë dëm vetëm për përfitime. Vetëm një një pisllëk kriminal ndodh që kryeministri i një vendi të punojë për përfitime personla. Rama e di mirë se kur organizon një pisllëk kriminal nuk kalon me qeshje. Ke korruptuar dhe je korruptuar prej një zyrtari të lartë amerikan dhe ke shndërruar zyrën e kryeministrit si paradhomë e interesave ruse. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit