E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

I bie sipër porta e banesës, humb jetën 81 vjeçari në

Një i moshuar ka humbur jetën në Lushnjë në rrethana aksidentale, pas rrëzimit të portës së banesës së kushëririt të tij.

Policia bën të ditur se u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Toshkëz, Lushnjë, ka rënë aksidentalisht mbi trupin e shtetasit B. M., 81 vjeç, porta e jashtme e banesës së kushëririt të tij.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 81-vjeçari ka humbur jetën.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit