“Gjatë vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 5,8 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.003 Gwh nga 8.963 GWh energji të prodhuar në vitin 2021, duke shënuar një rënie të prodhimit me 21,9 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 44,2 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 0,7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.044 GWh nga 2.253 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35,1 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.123 GWh nga 2.800 GWh duke shënuar një rënie me 24,2 %” thuhet në publikimin e INSTAT.
Po ashtu tregohet se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2022, arriti vlerën 6.266 GWh nga 6.630 GWh që ishte në vitin 2021./btvnews.al