E hënë, 20 Janar, 2025

“Ky vend ka marrë për dreq”, protestë në Tiranë për vrasjen e trefishtë nga Dan Hutra

Organizata për mbrojtjen e grave “Kolektivi Feminist” ka organizuar ditën e sotme një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e tre të tjerave nga Dan Hutra.

Protesta ka qenë masive, ku kanë marrë pjesë qindra qytetarë nga Tirana, të cilët kanë kërkuar më shumë vëmendja nga instutucionet për mbrojtjen e jetës.

Sipas protestuesve institucionet nuk kanë bërë asgjë për të shmangur krimin e trefishtë, ku viktimat sërish ishin tre gra.

Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm, 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe tre të tjera janë plagosur. Ato tre gra nuk do të flasin dot më për të drejtat e grave, për një reform normale në drejtësi dhe për siguri. Sot jemi përballur me një krim që mund të ishte shmangur. Institucionet nuk e dinë që ky vrasës është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar. Dhuna për ne është normale, e quajmë femicidin krim pasioni.

Shoqëria shqiptare ka dështuar. Urdhëri i mbrojtjes nuk bën efekt. Mjeku i sheh shenjat e thikave në trupin e gruas por nuk e denoncon vrasësin. Duhet të flasim më shumë se çfarë duhet të bëjmë konkretisht. A ka mundësi që këto ligje të funksionojnë? Të drejtën e jetës gratë duhet ta gëzojnë si çdo individ. Ky duhet të jetë fillimi i një diskutimi më të gjerë. Çfarë realisht ne mund të rregullojmë. Ky vend ka marrë për dreq“, tha një prej tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit