DASHI- Hëna do e bëjë atmosferën shumë më romantike sot. Do kërkoni vetëm qetësi dhe emocione të forta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e lumtur dhe me ngjyra. Do keni ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale dhe emocionet do jenë të shumta.
DEMI- Mërkuri do jetë planeti që do ju mbështesë fort për çdo gjë gjatë kësaj dite. Do i dëgjoni me shumë kujdes ata që do ju rrethojnë dhe nuk do ju dilni kundër. Për ju të dashuruarit nuk priten momente shumë të qeta.
BINJAKËT- Marsi dhe Mërkuri do e forcojnë edhe më shumë intuitën gjatë kësaj dite. Do i shprehni më mirë idetë tuaja dhe do ndiheni më krenarë për veten. Nëse keni një lidhje, marrëdhënien juaj pritet të jetë më e mirë sesa mendonit.
GAFORRJA- Gjatë kësaj dite Hëna do ju frymëzojë akoma më shumë dhe do keni mendime shumë më pozitive për të ardhmen. Ju të dashuruarit nuk do keni as problemin më të vogël.
LUANI- Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë.
VIRGJËRESHA- Gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë më tepër besim tek vetja dhe nuk do ju mungojë aspak humori sidomos me ata që doni. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë me partnerin tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij.
PESHORJA- Në tërësi dita e sotme nuk do jetë e jashtëzakonshme, por as shumë problematike. Ndonjëherë motivimin do ju bëjë të hidhni hapat e duhura. Pas një periudhe jo shumë të qetë për ju të dashuruarit, situata do fillojë të qetësohet.
AKREPI- Hëna do e favorizojë tej mase jetën tuaj sot. Do keni ide interesante dhe mund të filloni projekte që as vetë nuk i kishit imagjinuar. Për ju të dashuruarit lumturia do të mbizotërojë çdo moment.
SHIGJETARI- Gjatë kësaj dite duhet patjetër të përdorni artin e kompromisit për të arritur atje ku doni. Për fatin e mirë Hënën dhe Diellin do i keni në krah dhe do ju sjellin ekuilibrin. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë.
BRICJAPI- Gjendja juaj emocionale nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite kështu që në shumë momente do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme.
UJORI- Edhe pse Dielli do ju bëjë të keni më shumë iniciativë gjatë kësaj dite dhe të jeni më të vendosur, sërish gjërat nuk do i keni mjaftueshëm të lehta.
PESHQIT-
Edhe pse në mëngjes mund të tregoheni të dashur dhe të afruar, duke parë rrethanat gjërat do fillojnë të përkeqësohen sot. Ju të dashuruarit do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore./btvnews.al