E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaja, për të sulmuar ata që denoncojnë krimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha tha se kryeministri është korruptuar, teksa ka ironuzuar edhe Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin.

“Ke kryer krim në SHBA. Ata që paguajnë punonjës tanë për interesa të qeverisë së tyre është e rëndë. Ti ke vazhduar me McGonigal dhe sistemin e gjobave që ushtroje me pasion të çmendur. Damian ti fole, apo taulanti. Ju jeni Duçka dhe Neza, mos flisni kur flas unë. Më lini të flas. A nuk je ti që the mi ka ngarkuar Rama ai detyrat? Tani paske ndërruar fjalë. Ti do t’i varje dekorata dhe t’i tjetri do t’i çoje biznesmenë. Një sistem shushunjash. Kërkoni vetëm t’i nënshtroni, keni përhapur mashtrimin se janë 152 të black listuar. Ju krijonit vetëm backraundin e gjobave që ekipi Rama-Gonigal vendoste nëpërmjet Nezës dhe Duçkës. Ju them stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptare-amerikane. Këta së bashku me Yuri Kim bënë njoftimin për largimin. Vazhdoni me kurthet tuaja, por do ua zbërthej. Do vijë dita që shqiptarët do e kuptojnë se ça malli jeni ju. Në traditën atërore, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaja, për të sulmuar ata që denoncojnë krimin. McGonigal shkoi atje ku e meriton. Pyetjet janë 13, mund të ishin 130, ndaj dhe kërkoj me çdo kush krijimin e komisionit hetimor, me të drejtë kushtetuese. Ngrite parlamentin për masakrën dje në Tiranë, por autori ishte patronazhisti juaj, keni përgjegjësi të madhe për këtë”, tha Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit