E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Të afërmit e Elteva Kurtit kërkojnë dënim maksimal për Dan Hutrën, vrasësin e grave

Një nga viktimat e 40-vejçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat.

32-vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes. Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40-vjeçarin.

Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg. Nga ana tjetër Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk e ka penguar.

40-vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra një ditë më parë në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit