Efigjeni Mitska dhe ceremonia mortore për 23-vjeçaren
Ditën e sotme është organizuar ceremonia mortore dhe i është dhënë lamtumira e fundit 23-vjeçares me origjine shqiptare, Efigeni Mitska, e cila është mes dhjetëra viktimave të përplasjes së trenit në Larisa.
Vajza është kthyer me arkivol në vendlindjen e saj, Giannica, ku u bë edhe varrimi i saj. Familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 23-vjeçares. /btvnews.al