Shumë fshatra kanë marrë pamje të shkretë për shkak të largimit masiv të banorëve. i tillë është edhe fshati Brest i Poshtëm në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë Dibër.
Banorët e mbetur aktualisht aty janë të moshës së tretë por edhe ato numërohen me gishtat e dorës.
Ato pak banorë që kanë mbetur shprehen se shkak për largimin e të tjerëve është bërë mungesa e perespektivës për ndërtimin e të ardhmes nga të rinjtë.
Dikur në këtë fshat jetonin rreth 300 familje me deri në 35 anëtarë, por sot banesat janë gati të rrënuara e të braktisura totalisht.
Vetë ata banorë që jetojnë ende, thonë se ka mbetur mosha e tretë e cila është e pafuqishme për të punuar tokën edhe pse kanë ujë vaditës.
Fshati Brest i Poshtëm në Kastriot të Dibrës ka të gjitha kushtet për të jetuar pasi nuk i mungon uji i pijshëm, ai vaditës apo rruga e asfaltuar që i lidh me Peshkopinë. /btvnews.al