E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Vendimi i gjykatës për vulën e PD, Berisha: Letër pa vlerë. Do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë për të fituar vulën e PD-së, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha dje.

Ai ka pohuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.

Sali Berisha: Ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si mund ta dërgojmë ne te Sadushi.

Do të kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi, nuk presim asgjë tjetër se aty urdhri është po ky, por ne do të ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare se ka ndodhur një gjë që kurrë në një vend anëtar të KiE, në një vend të lirë në botë nuk mund të ndodhë të shpallet palë ajo që nuk është palë.

Por rregulli që të dërgohet në gjykatën ndërkombëtare kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit.

Në këtë rast Sadushi që është dhe ai në vetvete ekzemplar në vendimet e qendrimet e ti, simbol i korrupsionit të dokumentuar dhe të fshehur por të gjetur e do të gjendet, do të firmosë të njëjtin vendi por ne do të kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi.

Përveç kësaj rruge, PD duhet të përcaktojë qendrime të tjera se ky është aspekti më i thjeshtë i saj.

Koha faktoi e provoi, ose nxorri me betejat tona fytyrën e shëmtuar të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare.

Kanë ndodhur që janë inicuar dhe grushte shteti por nuk kam dëgjuar kurrë përpjekje për të shkatërruar një opozitë demokratike dhe pro perëndimore dhe të kenë dështuar të gjithë përpjekjet.

Po pse dështuan se forca e kësaj partie janë idealet e saj, Demokratët duhet të ndihen luanë, sot më shumë se kurrë në misionin e tyre.

Kjo tregon se çfarë tmerri u kanë kallur ata mafies, ndaj dhe është në detyrën tonë të përcaktojmë qendrimet më të drejta që ky revolucion i pandalshëm të realizojë qëllimin e tij, përmbysjen e kësaj klike që nuk njeh moral ligj e asgjë.

Nuk mund kurrë që një vendim i turpshëm, antiligjor, që ekzekuton në sallën e gjyqit të drejtën dhe ligjin, e beson se mund të ekzekutojë dhe pluralizmin, të jetë gjë tjetër vecse një letër pa vlerë.

Asgjë nuk mund të mposhtë shumicën e kësaj force, kjo shumicë çdo ditë e më e madhe do të bëhet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit