Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar senga aksidentri tragjik në Greqi, ku u përplasën 2 trena dhe humbën jetën 57 persona, 6 prej tyre ishin shqiptarë.
Në një postim në mediat sociale, ministrja Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarëf e viktimave dhe ka bërë publik emrat e tyre.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka./btvnews.al