Ish-fituesi i edicionit të dytë të Big Brother, Qetsori është bërë sërish pjesë e formatit mbrëmjen e djeshme.
Ai njihet për karakterin e fortë dhe lojën e bukur në Big Brother, dhe pak orë pas hyrjes në shtëpi ai ka filluar të sulmojë Luizin përmes Kiarës.
Pas përfundimit të spektaklit, teksa qëndronin në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë.
Por Qetësori ka ndërhyrë duke marrë vëmendjen dhe duke krijuat debate.
Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë.
Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën.
Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi.
Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu.
Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim.
Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt.
Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt.
Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt.
Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet.
Luizi: Ky fillimi është i lezetshëm, më vjen keq për Qetsorin, tu u mësu me shtëpinë, s’po i del koha me e shiju. I shkreti. Ka hall Qetsori se ka dy javë imunitet “ia tregoj unë se çfarë i bëj atij shkodrani”. Sa kam kalu unë si Qetsori. Më ka shku jeta në tallava nga mëngjesi deri në darkë.
Elvis Pupa: Mos na i përmend tallavanë tani.
Luizi: Po prandaj ta thashë.
Elvisi: Lëre se duhet me e kërku pastaj./btvnews.al