Kryeministri i Greqisë, KiriakosMitsotakis, ka kërkuar falje për aksidentin tragjik në Larisa ku u përpalën dy trena dhe humbën jetën 57 persona.
Një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë greke shkruan se viktimave u ka një borxh të madh.
“Ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor. Fakti që Sistemi i Kontrollit Dixhital do të jetë plotësisht funksional në muajt në vijim nuk është justifikim.
E kundërta. Më bën edhe më keq dhimbjen që nuk arritëm ta përfundonim para se të ndodhte e keqja, sepse, në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re.
Drejtësia do të hetojë shpejt tragjedinë dhe do të caktojë përgjegjësinë. Ndërsa në ditët në vijim ministri përgjegjës do të njoftojë ndërhyrjet për përmirësimin e menjëhershëm të sigurisë së hekurudhave deri në përfundimin e Sistemit të Administrimit Elektronik. Tani e kemi për detyrë të qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, duke pranuar me guxim gabimet e shtetit”, është ky reagimi i Kryeministrit grek.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se këto nuk janë të mjaftueshme dhe se do t’i kërkojë menjëherë Komisionit Evropian dhe vendeve mike ndihmën e tyre./btvnews.al