E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kosova shënon 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kosova shënon 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Prekaz. Fotografi nga arkivi.
Prekaz. Fotografi nga arkivi.

Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi.

Krerët shtetërorë nderuan lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se liria mban vulën e familjes Jashari.

“Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3.000 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Ata janë mishërim i trimërisë dhe nderit”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova do të jetë “shtet i pavarur përjetësisht” dhe se ky shtet është amaneti i dëshmorëve.

“Duke nderuar përjetësisht Jasharajt legjendarë, Prekazin historik, dhe të gjithë të rënët nën flamurin madhështor të UÇK-së, marrim frymëzimin dhe energjinë e pashtershme për të marshuar para në rrugëtimi ne pandalshëm e të pathyeshëm për të realizuar idealin e tyre të shenjtë, ruajtjen e mbrojtjen e integritetit territorial e sovranitetit të vendit të pavarur”, tha Osmani gjatë ceremonisë së organizuar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë./REL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit