Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku lënda plasëse ka shpërthyer tek oborri i OSHEE dhe janë dëmtuar dy automjete të këtij institucioni.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./btvnews.al