DASHI- Ditë mjaft e bukur ka për të qenë kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shihni gjërat me më shumë pozitivizëm dhe do i harroni njëherë e mirë të gjitha problemet e së shkuarës.
DEMI– Juve që jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot sepse partneri do ju mbajë gjithë kohës ne pëllëmbe të dorës. Në disa momente mund t’iu duket edhe sikur jeni në ëndërr e jo në realitet.
BINJAKËT- Jo vetëm që marrëdhënia juaj në çift do jetë e jashtëzakonshme sot, por në shumë momente pasioni do ju pushtojë. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah dini t’ia bëni qejfin njëri-tjetrit.
GAFORRJA- Gjatë kësaj dite partneri do ju befasojë juve që jeni në një lidhje. Përgatituni për emocione shumë të forta në çdo moment.
LUANI– Nuk do zgjoheni me humor shumë të mire sot ju të dashuruarit, por gjithçka do ndryshojë pas mesdite. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mbushë me dhurata fantastike.
VIRGJËRESHA– Kjo e sotmja ka për të qenë një dite goxha e mirë për juve që jeni në një lidhje. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do i kuptoni të gjitha gabimet që keni bërë më parë.
PESHORJA- Sot do mendoni për ndryshime në jetën në çift ju të dashuruarit dhe për çdo gjë do mundoheni të flisni hapur me atë që keni në krah.
AKREPI- Ditë përgjithësisht e qetë ka për të qene kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë.
SHIGJETARI- Ju të dashuruarit do jeni të pandashëm gjatë kësaj dite. Çdo gjë do e bëni bashkë me partnerin dhe së bashku do ndani vetëm çaste të lumtura.
BRICJAPI– Ju të dashuruarit do keni vështirësi pafund gjatë kësaj dite. Do jeni të dy palët me nerva dhe do debatoni edhe për gjerat më të vogla.
UJORI– Do jeni tej mase realistë sot ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që ta bëni akoma me magjepsëse marrëdhënien tuaj në çift.
PESHQIT- Sot do i keni gjërat shumë më të qarta ju të dashuruarit dhe për shumë gjëra do e kuptoni se keni vepruar gabim. Mos u druani të flisni hapur me partnerin sepse ai do ju kuptojë dhe do ju falë./btvnews.al