E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Nuk e shiti rrushin, fermeri nga Bërshini e zien raki

Është i disati vit që Abdullah Kurti nga fshati Bërshi i Klosit nuk arrin të shesë prodhimin e vreshtit së tij të rrushit. I gjendur në këto kushte, Abdullai ka vendosur ta ziejë raki, por as këtë nuk ka arritur ta shesë.

Vetë Abdullai jeton bashkë me familjen në shtetin fqinj të Greqisë ndërsa rikthehet herë pas here për t’i bërë shërbim vreshtës, apo për të zier rrushin ta kthejë në raki.

Abdulla Kurti thotë se ka rritur të grumbullojë rreth 9 ton raki të cilën ende nuk i ka gjetur treg për ta shitur. Për shkak të volumit të madh, ai është detyruar të përdor tre kazan rakie në mënyrë që të mbarojë punë sa më shpejt për tu rikthyer pranë familjes në Greqi ku dhe punon e jeton.

Vetë Abdullai shprehet se mungesa e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve, është problemi më i madh me të cilin përballet kushdo që investon në vendin e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit