E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Alibeaj flet pas mbledhjes së forumeve: PD duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur pas mbledhjes që ka zhvilluar me një pjesë të deputetëve demokratë.

Në një deklaratë për mediat, pas takimeve dhe me forume të tjera, ai tha që PD duhet të bashkohet dhe të dalin me një kandidat të përbashkët dhe unik për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nuk përjashtoi edhe ata të dalë nga procesi i primareve.

DEKLARATA E PLOTË:

Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën ndonjë moment as triumfi dhe as fitimi. Nuk përbën një moment revanshi. Më tepër se kaq është ngarkimi me përgjegjësi historike për të rimarrë struktura e PD-së energji të reja. Ajo çfarë kam propozuar është që fokusi kryesor janë zgjedhjet e 14 Majit. PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar tek zgjedhjet e 14 Majit. 3 çështjet kryesore që ju propozova strukturave:

Lidhur me aleancat: PD merr përsipër ndërtimin e një aleancë sa më të gjerë të partive të djathta me qëllim maksimizimin e votave brenda kornizave demokratike dhe ky është komponenti i parë.

Lidhur me këshillat bashkiakë: Në bazë dhe vendim të Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve, ju kam propozuar dhe është miratuar që të fillojë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektive. Do të jetë një vendimmarrje që do të përcaktojnë dhe detajet lidhur me përbërjen e listave.

Lidhur me kandidatët: Në funksion të bashkimit dhe duke konsideruar realitete që kanë krijuar primaret e para viteve 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD, hapjen pa asnjë lloj kufizimi ndaj të gjithë këtyre prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatura të tjera, me synim, daljen me një kandidat unik në çdo bashki. Kandidatët e Rithemelimit për të zgjedhur kandidatin më të mirë për të bashkuar forcat. Synimi i vetëm që duhet të kenë demokratët është regjimi i Edi Ramës dhe bashkimi i forcave. Ta heqim dozën e madhe të urrejtjes që është mes nesh. Qëllimi që të dalim me një kandidat unik fitues, bazaur në vlerat demokratike. Ndihem drejtuesi i PD-së që nga momenti që Basha bëri dorëheqjen.

Kandidatë të përbashkët: Ashtu siç kemi thënë 3 apo 4 muaj më parë me formulën se si të mund të zgjedhim një kandidat unik duke mos përjashtuar asnjë prej kandidatëve edhe ata që kanë dalë nga primaret. Kemi propozuar sondazhet, por është e drejta e secilit prej kandidatëve të prodhuar prej primareve të vijnë tek flamuri i PD./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit