E diel, 24 Nëntor, 2024

Fifi dhe Adisi e paskan ndarë mendjen edhe për emrin që do t’i vendosin djalit

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Teksa disa kohë më parë u bë me dije se ajo do të sillte në jetë një vajzë, vetëm ditën e djeshme vetë Fifi e hodhi poshtë këtë me anë të disa postimeve në Instagram, ku zbuloi se Adis Patushin do ta bëjë sërish baba të një djali.


E teksa pritet që në fund të prillit këngëtarja të sjellë në jetë të voglin e saj, duket se edhe hallin e emrit e ka zgjidhur. Burime për “Prive” bëjnë me dije se midis shumë opsionesh ata kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre të parë bashkë “Nin”. Nëse nuk ndërrojnë mendje, kështu do të quhet djali i Fifit dhe Adisit.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar disa muaj më parë, 1 vjetorin e tyre së bashku.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit