Grupi i Alibeaj ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 maijt
Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.
Gjatë fjalës së tij për media Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera.
Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.
Kujtojmë se Berisha dje deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në. Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke bërë që Berisha mos të regjistrohej dot me logon e PD në zgjedhje. /btvnews.al