Jori është me origjinë shqiptare, ka lindur më 1995-ën në Venezia dhe vetëm pak vite më vonë, është transferuar bashkë me familjen në qytetin e Torinos, raporton TCH.
Ajo ka studiuar inxhinieri, por u bë e famshme në botën e sportit, pasi mori pjesë si bashkë-prezantuese në një emision merkatoje në SportItalia.
Për një periudhë kohe, modelja ka pasur një romancë edhe me Simone Camolesen, djalin e ish-trajnerit të Torinos, Giancarlo Camolese.
Jori Delli njihet gjithashtu si një tifoze e Milanit dhe në rrjetet sociale ka pozuar shpesh me fanellën e kuqezinjve, teksa për look-un e saj ka marrë komplimente edhe nga ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Ajo tregoi gatishmërinë për të hyrë në Big Brother Albania VIP, gjatë një daljeje në “Top Arena”, duke ftuar edhe këngëtarin Butrint Imeri, por iu plotësua vetëm dëshira e parë, për të qenë banore e shtëpisë.