Kryeministri Edi Rama ditën e nesërne do të zhvilloje njëvizitë zyrtare në Gjermani. Mësohet se kjo vizitë bëhet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të culin do ketë dhe një konferencë për mediat.
Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.
Axhenda e plotë:
11:15 – Takim tete-a-tete me Olaf Scholz, Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
12:30 – Konferencë e përbashkët shtypi e Kryeministrit dhe Kancelarit
Gjuha: shqip
13:30 – Takim me z. Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i UNTWO
15:30 – Deklaratë për shtyp e Kryeministrit
Gjuha: shqip
16:30 – Vizitë në stendat e sektorit privat në panair./btvnews.al