E shtunë, 23 Nëntor, 2024

SHBA: Mbështesim plotësisht Planin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një reagim për mediat vendase, ambasada ka thënë se kjo është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”, ka thënë ambasada amerikane./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit