Një 38-vjecar që ushtroi dhunë fizike ditën e djeshme ndaj xhaxhit të tij është arrestuar sot në Vlorë. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.Xh, banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë /Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al