E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Rruga e Arbërit me probleme të shumta, shoferët ankohen për cilësinë e asfaltit

Rruga e Arbrit si një rrugë e papërfunduar vijon të shfaqë probleme, kryesisht në segmentin e Xibrit. Në zonën e By Pass-it të Murrizit ka probleme me deformimin anësore të rrugës për shkak të ujërave të shiut që rrjedhin në të. Por problemet më të mëdha janë në deformimin e karrexhatës nga hyrja e tunelit të Murrizit deri në fshatin Fshat.

Siç shihet nga pamjet, pjesë të caktuara të trasesë së kësaj rruge vijojnë të ulen, duke bërë që të krijohet probleme për përdoruesit e saj. Problematike mbeten deformimet në vendin e quajtur “Vanar”, në hyrje të tunelit numër 3 në fshatin Shkallë si dhe në dalje të tunelit 5 në fshatin Fshat. Edhe pse këto deformime janë riasfaltuar nga firma, traseja vijon të pësojë ulje.

Drejtuesit e mjeteve shprehen  se kjo rrugë nuk është e sigurt në lëvizje ndaj dhe të gjithë përdoruesit e saj duhet të tregojnë kujdes. Afati për përfundimin e rrugës së Arbrit është shtyrë me 17 muaj me vendim qeverie që korrespondon me vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë në segmentin nga Tirana deri tek Ura e Vashës është hedhur vetëm një shtresë asfaltike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit