E martë, 19 Nëntor, 2024

Aksidentohet në punë 32-vjeçari te Megatek, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendrën tregtare Megatek në Tiranë, ku një 32-vjeçar është aksidentuar nga një mjet pune, pirun, e si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit