Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër pasditen e kësaj të marte. Policia e Dibrës sqaron se një 15-vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën e tij.
Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale, por autoritetet kanë shoqëruar të miturin. E plagosura është një 46-vjeçare, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al