DASHI- Gjatë kësaj dite duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u nevrikosur. Kujdes edhe me fjalët që do ju thoni të afërmve.
DEMI- Intuita dhe arsyetimi do ju ndihmojnë gjatë kësaj dite për të zgjidhur edhe gjërat e lëna pezull. Në përgjithësi fari do jetë në anën tuaj.
BINJAKËT- Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do jeni të qartë për hapat që do hidhni. Mund te bëni gabime për të cilat do pendoheni.
GAFORRJA- Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni një ditë mjaft të këndshme. Ju të dashuruarit do keni momente plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta.
LUANI- Edhe pse do jeni optimistë gjatë kësaj dite duhet të tregoheni edhe pak më të kujdesshëm me hapat që do hidhni. Mos u nxitoni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni të matur.
VIRGJËRESHA- Ka rrezik të mos arrini dot ta frenoni veten tuaj sot dhe të futeni në probleme. Edhe mendimet do i keni të paqëndrueshme. Nëse keni një lidhje do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate.
AKREPI- Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin.
SHIGJETARI- Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos e mbivlerësoni veten dhe të mos tregoheni mendjemëdhenj. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë shumë premtuese.
BRICJAPI- Gjatë kësaj dite nuk do e keni vizionin shumë të qartë dhe nuk do e keni të lehtë të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhe ndonjë gjë e veçantë.
PESHQIT- Gjatë gjithë kësaj dite do jeni në një njëjtën linjë me gjithë ata që keni pranë dhe kështu gjërat do ju ecin më mirë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet se kurrë jetës suaj në çift./btvnews.al