Për ditën e sotme priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat do të zbresin deri në lartësitë 800 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri në 16°C, në vendet e ulëta nga 9 në 15 °C dhe në vendet malore nga 2 deri në 10 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të ketë probleme në det të hapur./btvnews.al