Detaje të reja janë mësuar për arrestimin e Dan Hutrës, i cili vrau tre gra dhe plagosi trte të tjera pak ditë më parë në Tiranë. Pas kryerjes së krimeve, Hutra u fsheh në zonën e Sharrës në Tiranë, pasi kishte në plan që të kryente dhe një vrasje të katërt.
Ora News bën me dije se Hutra gjatë pasdites qëndroi i fshehur në shkurre dhe thërriste emrin “Rrahman” që ishte personi i katër që donte të vrisje, por për fat të mirë u kap nga policia. Rrahmani nuk ka dalë nga banesa ndërsa Hutra ka vendosur të qëndrojë në kodër dëri në pritje të shenjestrës së radhës për ta vrarë.
7 punojës e policisë të Komisariatit nr.6 në kryeqytet ishin personat e parë, të cilët shkuan drejt landfillit të Sharrës pas një telefonate të mbërritur në sallën operative për vendodhjene Dan Hutrës.
Në afërsi të një shkurreje kanë parë një përson i cili ishte i fshehur. Punonjësit kanë përshkruar se nga pamja e parë nuk dallohej mirë nësë kishin të bënin me Dan Hutrën por ata janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrjë Policia duart lartë” “Prezantohu”. Sipas relacionit, Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart Lart dhe nga aty efektivat kanë bërë prangosjën.
Teksa Hutra ishte nën pranga në prezencë të tij është kontrolluar ambjenti ku qëndrontë dhe është gjetur një automatik kallashnikov me dy karikatorë të lidhur me natriban transparant ku njëri prej tyre ishte i vendosur në fole, tre pako me municion luftarak të mbeshtjellë me letër që pas numërimit ka rezultuar 124 fishikë./btvnews.al