Me fitoren e Barcelonës ndaj Valencias dhe barazimin e Realit në Sevilje kundër Betisit, tashmë skuadra e Ançelotit e sheh edhe më larg Barçën.
Nëntë pikët me 14 ndeshje përpara fundit hapin një distancë që është në favor të katalanasve, teksa për Realin rikuperimi i këtyre pikëve duket tejet i vështirë.
Barazimi në Sevilje ishte takimi i tretë radhazi pa fitore për “Los Blancos”, gjë që nuk ndodhte që nga shtatori 2021. Jo më kot, një pjesë e mirë e kësaj distance të krijuar me Barcelonën është “çimentuar” që nga rikthimi i kompeticionit pas Kupës së Botës. Nga 30 pikët e mundshme që pas Botërorit, Reali ka lënë rrugës 12 të tilla.