E enjte, 10 Prill, 2025

EMRI-I dënuar me 8 vite burg, arrestohet 51-vjeçari në Mat, pranë banesës u zbuluan parcela me kanabis

Ditën e sotme është arrestuar një 51-vjeçar nga Mati.

Bëhet me dije se 51-vjeçari Shpetim Lika ishte i dënuar me 8 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Shpëtim Lika, 51 vjeç, banues në Rukaj, Mat. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit