Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. ka mbledhur sot arsimtarët me rastin e festës së 7 Marsit. Në një takim me mësues, Berisha tha se qeveria aktuale ka ngritur në piedestal injorancën duke përbuzur arsimtarët.
Sipas tij në vitet e qeverijes së Ramës është varfërua arsimi dhe mësuesit janë viktimat madhore të asaj që ai e quan regjim.
“Shoqëria ka shumë profesione, por profesioni i mësuesit është më i afërti, më shëmbëllyesi me atë të misionarit. Me pasionin, përkushtimin, mësuesit dhe mësueset ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për atdheun, kombin.
Në të gjithë historinë sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet në të cilat kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, jetesës, rritjes së fëmijëve, në zonat më të largëta, të thella në të 4-anët e vendit i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes dhe qytetërimit.
Asgjë një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishme dhe serioze se arsimin. Asnjë profesion tjetër, një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishëm përveç se atë të mësuesit. Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat, misionin, ndaj shoqërisë dhe kombit, ndonëse është procesi më serioz, është njëkohësisht edhe një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha.
E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këtko 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi.
Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin“, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al