Çështja e gjyqit të Juventusit ka marrë një rrjedhë tjetër. Mediat në Itali shkruajnë se një dokument mund të nxjerrë Juventusin të pafajshëm në çështjen e plusvalencave dhe të heqë dënimin prej -15 pikësh të bardhezinjve në sezonin e aktual duke ndryshuar gjithçka.
Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lacios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës nga lindi hetimi.
Dokumenti, i cili është pranuar nga gjykata administrative dhe duhet të futet në aktet e çështjes së dënimit të Juventusit, është përdorur nga bardhezinjtë si arma më e fortë e tyre në procesin e mëparshëm rreth plusvalencave.
Kështu, këta të fundit pretendojnë se gjithçka bën ët pavlefshëm vendimin që doli rreth dy muaj më parë dhe shënoi zbritjen e tyre në renditjen e Serisë A. Por gjithçka duhet të konfirmohet nga seanca para Gjykatës së Komitetit Olimpik që do të përcaktojë vijimësinë e kësaj çështje./btvnews.al