Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britani, pasi është kapur brenda një banesë e përshtatur si laborator për rritjen e kanabisit.
Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është 21-vjeçari Bernard Cera. I riu në momentin e arrestimit tha se ishte detyryar që të punonte në “shtëpiu bari” pasi kishte një borxh prej 10,000 paundësh dhe se familja e tij kishte marrë kërcënime.
Për t’i shpëtuar burgut, ai u arratis nga banesa duke u ngjitur përmes një dritareje, por më vonë u gjet nga efektivët, i fshehur nën disa thasëve plehrash.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme. Po ashtu u gjetën llamba dhe fidanë të tjerë, gati për kultivim.
Ai u dënua me gjithsej 14 muaj burgim, por do të vuajë gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të merret një vendim nga Ministria e Brendshme për të drejtën e tij për të qëndruar në Britani./btvnews.al