Edhe pse Gjykata e Apelit e Juridisksionit të Përgjithshëm të vendosi në favor të grupimit të Enkelejd Alibeajt, për kandidatin e grupimit të Berishës për Bashkinë Klos, Bedri Hoxha nuk e ka zbehur aspak optimizmin dhe vullnetin e anëtarësisë për të qenë fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kandidati Bedri Hoxha i cili më parë ka qenë kryetar i kësaj bashkie por edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë tha se për asnjë arsye nuk do të tërhiqet nga gara.
Hoxha akuzoi drejtuesit aktual të Bashkisë Klos që po ushtrojnë presion mbi administratën dhe se po bëjnë favorizime të pamerituara për efekt elektoral./btvnews.al