7 Marsi i këtij viti, është festuar në qytetin e Bulqizës, në një mënyrë krejt të veçantë. Kjo pasi në kuadër të kësaj dite, të gjithë mësuesit e rrethit të Bulqizës të mbledhur në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Bulqizë në sallën e shfaqjeve të pallatit të kulturës, kanë marrë edhe nga një pako simbolike për kontributin e dhënë prej tyre ndër vite për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj të rrethit Bulqizë.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, përshëndeti të gjithë mësuesit, ku në përshëndetjen e tij u shpreh me përkushtim dhe dashuri për profesionin fisnik dhe misionar të mësuesit.
Një përshëndetje për të gjithë mësuesit bëri edhe Drejtori i Zyrës Arsimore Bulqizë Fatos Muha. Në fundt të aktivitetit u shpërndanë edhe dhuratat simbolike për mësuesit. Me mjaft emocion u ndoq edhe koncerti i përgatitur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Bashkisë Bulqizë./btvnews.al