Shtëpia e Big Brother VIP nuk gjen qetësi. Olta dhe Kiara prej disa ditësh po debatojnë me njera-tjetrën.
Ditën e sotme, dy vajzat kanë disktuuar për gjumin pasi gjatë natës në dhomën e fjetjes ka pasur zhurma. Aktorja i tha moderatores se kishte dy net pa gjumë, pasi të gjithë banorët e tjerë bënin zhumrë dhe nuk e linin të qetë.
Kiara iu përgjigj duke thënë se ajo po puthej e po përqafohej me Luizin dhe shtoi se ankesa e saj është e tepërt, pasi ata nuk po bënin zhurmë.
Por Olta nuk ka ndalur me kaq, duke i thënë se “po flet përçart” dhe se mbrëmë i kishte thënë asaj 20 herë të mos bëntë zhurmë. Kjo e fundit shtoi se kur një person është duke fjetur, nuk është normale që dikush të bëjë zhurmë në dhomë./btvnews.al