E hënë, 18 Nëntor, 2024

Do ketë rritje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve reshje bore të dobta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi deri 10-12m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: që në zonat malore të variojnë nga 3 deri në 15°C, në zonat e ulëta nga 5 deri në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 7 deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit