E diel, 17 Nëntor, 2024

Gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin, arrestohet 33-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen “Liri” në Fier.

Një grua 33 vjeçare nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan ndërsa i plagosuri ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit