Futbolli italian vitet e fundit ka pasur një luhatje të madhe si për sa i përket financave dhe rezultateve të skuadrave. Pas një krize, duket se po rimëkëmbet por planet janë më ambicioze se kaq.
Drejtuesit e ligës italiane po mendojnë që të kopjojnë disa aspekte pozitive të Premier Ligës angleze për të pasur një kampionat më cilësor dhe me të ardhura më të mdha,.
Gjatë një mbledhje të Asamblesë së Ligës së Futbollit në Itali është diskutuar për financimet, ku përveç sponsorëve të ndryshëm që mund të bëhen pjesë e aktivitetit, do të shqyrtohet edhe ideja që kampionati të shtrihet deri në fundin e vitit.
Plani është që të luhet edhe pas Krishtlindjeve, deri më 30 dhjetor, njësoj si anglezët të cilët nuk ndalen as në festa e fundvitit. Një formulë që u ka rritur shikueshmërinë britanikëve dhe tashmë italianët po mundohen ta kopjojnë duke menduar se kështu mund të ngjallin më shumë interes edhe te kompanitë e transmetimeve televizive për të siguruar më shumë të ardhura./btvnews.al