E diel, 17 Nëntor, 2024

Kupa e Shqipërisë në volejboll, të shtunën finalja e madhe

Volejbolli shqiptar do të zhvillojë këtë shtunë ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë për femrave dhe meshkuj.

Siç dihet, finalet ishin parashikuar fillimisht për të shtunën e kaluar, por shpallja ditë zie e 4 marsit në Shqipëri për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Larisa të Greqisë me përplasjen e trenave, solli edhe ndryshimin e kalendarit nga Federata Shqiptare e Volejbollit.

Kështu, të shtunën më 11 mars në sallën e Farkës, fillimisht në orën 16:00 do të jetë radha e finales së femrave, takim që vendos përballë Partizanin dhe Skënderbeun. Më pas në orën 19:00 do të jetë radha e sfidës së meshkujve Tirana-Erzeni, ekipe që u përballën në finale edhe në edicionin e kaluar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit