Besart Kadia, i cili deri ditën e somte ka mbajtur zëvendës ministrit për Financat dhe Ekonominë, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në postin e ri, atë të zëvendës ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vend të Besar Kadisë në cilësinë e zv.ministrit për Financat dhe Ekonominë është emëruar Endrit Yzeiraj.
VENDIMET E QEVERISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë./btvnews.al