Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë rruga më problematike në Qarkun Dibër. E gjatë 36 kilometra, kjo rrugë mund të përshkohet për jo më pak se 1 orë e 30 minuta.
Shkak janë gropat e shumta në të gjithë aksin. Megjithë prej muajit Korrik të vitit të kaluar kjo rrugë ka një kontratë mirëmbajtjeje gjendja është kjo.
Ditët e fundit janë hedhur grumbuj të mëdha dherash në shumë zona, por për drejtuesit e mjeteve dhe banorët ato jo vetëm nuk janë zgjidhje, përkundrazi përbëjnë rrezik.
Drejtues mjetesh e banorë të zonës së Bazit në Mat, e kthyen në protestë shqetësimin e tyre dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme. Ata ankohen se po dëmtojnë mjetet në këtë rrugë për shkak të gropave dhe gungave.
Grumbujt e dherave nuk kanë asnjë shenjë dalluese, duke u bërë rrezik sidomos për natën. Mjetet detyrohen të lëvizin në sens të kundërt për shkak të bllokimit të karrexhatës./btvnews.al