E hënë, 18 Nëntor, 2024

VIDEO – “Lidhu me Shpatin”, Luizi këshillon Antonetën: E vetmja mënyrë që t’i shpëtosh eliminimit

Pas spektaklit të së martës, bisedat e sotme në shtëpinë e BBV janë përqendruar tek nominimet.

Gjithçka nisi nga Luizi, i cili nisi të ngacmonte Antonetën, njëra prej banoreve që është në televotim këtë javë, duke i thënë se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë atë të shtunën, është të lidhet me një djalë në shtëpi.

Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, ose nuk ka opsione fare, Luizi i tha Antonetës që të lidhet me Shpatin dhe se kjo gjë do e mbajë më gjatë në shtëpi.Komenti i tij u shoqërua me batuata dhe të qeshura mes të gjithë banorëve. Antoneta është në nominim me Shpatin, Luizin dhe Elvisin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit